Sinan Uslu
31 Janar 2018•Përditësim: 01 Shkurt 2018
ANKARA (AA) – Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, me anë të një mjeti ajror pa pilot (dron) që njëkohësisht është prodhim vendor i Turqisë, u shkatërrua i ashtuquajturi monument i terroristit Abdullah Öcalan, i cili në shenjë provokimi u ndërtua në Afrin nga anëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave në të cilat ka arritur gazetari i AA-së, në aktivitetin e bërë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) është zbuluar se anëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK, në shpatin jugor të kodrës Darmık, përballë fshatit Gülbaba të Kilisit kanë ndërtuar një “Monument të Öcalan-it”.

Më pas, u nis një operacion për të rrënuar monumentin e vendosur mbi një ndërtim betoni 53 metra në të cilën ishte edhe posteri i Öcalan-it, monument ky i cili u ndërtua nga organizata terroriste në shenjë provokimi.
Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, u ndërmor operacion ajror për të ashtuquajturin monument, të cilin pjesëtarët e organizatës terroriste deshën ta shfrytëzojnë si material për propagandë.

Gjatë kësaj, u shpërndanë pamjet e bombardimit të ndërtimit duke përdorur dronin si dhe municionet vendore. Pas shkatërrimit nga i ashtuquajturi monument mbeti vetëm reja e pluhurit.
- Bombardimi i kodrës Darmık
Pas rënies së kodrës Burseya, njësitë e TSK-së dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) filluan operacion në kodrën Darmık ku hapin zjarr nga toka dhe ajri.
Që nga mëngjesi, objektiva të caktuara të organizatës terroriste PYD/PKK po shkatërrohen me avionë luftarakë dhe predha të pozicionuara në rajon si dhe nga njësitë artilerike.
Më 20 janar të këtij viti, TSK dhe ULS në Afrin, rajonin verilindor të Sirisë, kanë nisur një operacion të përbashkët të quajtur “Dega e Ullirit”, që ka për synim sigurinë dhe stabilitetin në kufij dhe rajon si dhe neutralizimin e terroristëve pjesëtarë të organizatave PYD/YPG/PKK/KCK dhe DEASH me çka do të shpëtohet populli mik dhe vëllazëror në rajon nga presioni dhe dhuna e tyre.