Admir Fazlagikj
02 Korrik 2016•Përditësim: 02 Korrik 2016
SHKUP (АА) - Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë njofton se mëngjesin e sotëm në rrugën lokale mes fshatrave Reçicë dhe Vaksincë, pranë kufirit verior të Maqedonisë, gjatë kontrollit më mjetin transportues, u zbuluan 73 emigrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më 2 korrik 2016 reth orës 06:00 nga ana e Stacionit policorë 'Belanocë', në rrugën lokale nga f.Reçicë-s.Vaksincë, gjatë kontrollit të mjetit transportues 'Volvo' me targa të Shkupit i drejtuar nga M.D. (35) nga Velesi, u zbuluan 73 emigrantë nga Afganistani, Siria, Pakistani dhe Bangladeshi, të cilët i kishte transportuar për sasi të caktuar të parave. I njëjti është arrestuar dhe aktualisht po merret në pyetje", bëhet e ditur në njoftimin për media të MPB-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se është njoftuar prokurori publik për ngritjen e procedurës dhe se po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.