Muhammed Boztepe
14 Shkurt 2018•Përditësim: 14 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë, janë neutralizuar gjithsej 1.485 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se në orët e fundit në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", si rezultat i operacioneve ajrore dhe tokësore janë neutralizuar 46 terroristë, pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bën të ditur se gjithsej 1.485 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit i ndërmarrë nga TSK në rajonin Afrin të Sirisë.
- Pastrohet nga organizata terroriste PYD/PKK fshati Kude
Në rajon mësohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga PYD/PKK-ja fshatin Kude në rajonin Raxhu, në veriperëndim të Afrinit.
Që nga fillimi i operacionit e deri më tani TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizata terroriste 54 pika, përfshirë një qendër qyteze, 36 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 14 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.
Më 20 janar, forcat turke nisën Operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.