Ivana Ramadanova
06 Maj 2016•Përditësim: 07 Maj 2016
SHKUP (АА) - Me një ceremoni solemne sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë në kazermën Ilinden në Shkup e shënoi 7 Majin, Ditën e policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e shënimit të kësaj dite ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në fjalimin para pjesëtarëve të policisë tha se ky profesion kërkon shumë seriozitet, përgjegjësi, gatishmëri dhe përkushtimin. Ai shtoi se policia maqedonase sot, si kurrë më parë, po përballet me një sfidë historike, qëllimi i vetëm i të cilës është - ndërtimi i institucioneve që në çdo aspekt do të jetë garanci e sigurisë, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
"Sot, si kurrë më parë, ju jeni nën presion të madh. Çdo ditë duhet të zgjedhni mes përgjegjësisë dhe pragmatizmit, mes dinjitetit dhe jetesës, midis guximit dhe ekzistencës. Çdo ditë nga e para, duhet të dëshmoni se polici është njeri i cili pas uniformës nuk e fsheh njerëzimin e tij, se pas mburojës nuk e fsheh ndershmërinë e tij, ndërsa pas helmetës nuk e fsheh arsyen", tha Spasovski.
Ai theksoi se është një nder i madh të jetë kreu i një institucioni të tillë siç është Ministria e Brendshme, e cila është jo vetëm një shtyllë e sigurisë së një shoqërie, por është gjithashtu shtëpia e profesionistëve të guximshëm, të ndershëm dhe të sinqertë.
"Ne jemi të obliguar në emër të ish-kolegëve tanë të cilët karrierën e tyre profesionale dhe integritetin personal e kanë ndërtuar në Ministrinë e Brendshme. Edhe më i madh është borxhi ynë për familjet e kolegëve tanë të cilët jetën e tyre e ndërtuan në Ministrinë e Brendshme", tha ai.
"Së fundmi kryesisht për shkak të tyre, ne kemi një detyrim për të mbajtur paqen dhe qetësinë e tyre, por edhe të fëmijëve tanë dhe të vazhdojmë të ndërtojmë sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë qytetarëve në këtë vend. Kështu do ti tregojmë botës, miqve tanë, BE-së dhe SHBA-ve, se jemi partner i besueshëm dhe mik në të ardhmen që së bashku ne do ta ndajnë", tha Spasovski.
Në shënimin e sotëm të 35 viteve të Njësitit për Detyra të Posaçme u hap shtëpia përkujtimore në të cilën mes tjerash janë vendosur edhe biografitë e pjesëtarëve të rënë të policisë "Tigrat".
Me rastin e 7 Majit - Ditës së policisë maqedonase, Spasovski dhe përfaqësues të familjeve të policëve të rënë, vendosën lule në monumentin e policëve të rënë në ambientet e Ministrisë.