Halil Demir,Abidin Mutlu Bozdağ,Hüseyin Bağış
03 Mars 2016•Përditësim: 03 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Mësohet se janë neutralizuar dy personat në operacionin e ndërmarrë në apartamentin ku ishin fshehur sulmuesit. Ata ishin larguar pas sulmit me bombë dore dhe armë ndaj Drejtorisë së forcave të ndërhyrjes së Shpejtë në rajonin Bayrampaşa të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sisas informacioneve të marra mësohet se dy sulmuesit të gjinisë femërore hapën zjarr me armë dhe bomba dore gjatë momentit të kalimit të autobusit të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët ishin duke hyrë drejt qendrës së institucionit të tyre të policisë nga hyrja C. Gjithashtu mësohet se bomba e dorës nuk ka shpërthyer ku dhe si pasojë e sulmit forcat e pranishme i janë kundërpërgjigjur sulmit të sulmuesve, ku si pasojë njëri nga policët u plagos në krah.
Ndër të tjera mësohet se gjatë përleshjes u plagos edhe një nga sulmuesit të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet. Pas kësaj forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të sulmuesve të cilët u përcaktuan se ishin fshehur në një apartament në rrugën Gazi.
Burimet e Policisë njoftuan se si rezultat i operacioneve të kryera nga forcat e policisë dy sulmueset femra u neutralizuan, ku gjithashtu vihet në dukje se prefekti i Stambollit Vasip Şahin, ka mbërritur në Drejtorinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ku nga zyrtarët ka marrë informacionet në lidhje me ngjarjen.
Ndërsa anë anën tjetër vihet në dukje se momentet e sulmit janë filmuar nga kamerat e sigurisë ku në pamje vërehet se njëra prej sulmuesve ka hapur zjarr me armë automatike ndaj autobusit të forcave të policisë, ndërsa sulmuesja tjetër pasi ka hedhur bombën e dorës ka nisur të qëllojë me pistoletë.