Didar Yüsra Dilruba Öz
06 janar 2017•Përditësim: 06 janar 2017
ANKARA (AA) - Të paktën 32 terroristë të DEASH-it janë vrarë në veri të Sirisë në 24 orët e fundit në kuadër të vazhdimit të operacionit "Mburoja e Eufratit", thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë të lëshuar të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu, 119 caqe të DEASH-it përfshirë strehimoret e grupit terrorist, shtabet, pozicionet e mbrojtjes dhe automjetet janë goditur nga luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), me mbështetjen e ushtrisë turke në kohën e njëjtë, thuhet në deklaratë.
Forcat Ajrore Turke kanë goditur 21 objektiva të DEASH-it në rajonet Al-Bab dhe Bzagah të Sirisë, duke përfshirë pikat e kontrollit, strehimoret, shtabet dhe automjetet e përdorura nga terroristët.
Ushtria turke është duke mbështetur luftëtarët e ULS-së për çlirimin e Al-Bab-it nga grupi terrorist. Të premten shënohet dita e 136-të që kur qyteti u rrethua për t'u çliruar.
Në deklaratë gjithashtu potencohet se 43 mina dhe 2.757 mjete shpërthyese të improvizuara janë çaktivizuar që nga fillimi i operacionit më 24 gusht.
Operacioni "Mburoja e Eufratit", e udhëhequr nga Turqia, nisi në fund të gushtit me qëllim të forcimit të sigurisë, të mbështesë forcat e koalicionit dhe për eleminimin e kërcënimit terrorist përgjatë kufirit turk duke mbështetur luftëtarët e ULS-së përmes artilerisë dhe avionëve.