Bekim Laci
05 Janar 2016•Përditësim: 06 Janar 2016
SHKUP (AA) - Situata e vështirë ekonomike nuk ka paraqitur pengësë për besimtarët e krishterë ortodoksë që sonte të ndezin zjarrin e Buzmit, i cili sipas besimit ortodoks paraqet lajmëtar për lindjen e Jezusit, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarët e krishterë tubohen në lagjet ku banojnë dhe ndezin zjarin e madh, ndërsa argëtohen me muzikë por nuk mungojnë as ushqimet e llojllojshme, dhe kjo zgjatë gjatë tërë natës.
Tradita e cila është pjesë e kulturës e të krishterëve ortodoksë simbolizon fat, bereqet dhe shëndet për familjet ndërsa llogaritet të jetë e vjetër disa shekuj. Sipas besimit krishterë ortodoks, zjarri largon të keqen dhe paraqet lajmëtar të një jete të re.
Sipas një përllogaritjeje kostoja e djegies së drunjve gjatë natës së sontme kap shifrat prej 20 mijë euro.
Gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) kremtimi vazhdon para platosë së kishës së madhe në Shkup “Shën Klimenti i Ohrit” ku do të mbahet liturgjia qendrore fetare.