Mutlu Demirtaştan
09 Mars 2020•Përditësim: 10 Mars 2020
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) janë shtyrë ndeshjet eliminatore të Azisë për Kupën Botërore FIFA 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga FIFA, thuhet se ndeshjet eliminatore që planifikoheshin të luhen më datat 23-31 mars dhe 1-9 qershor, janë shtyrë për shkak të shqetësimeve në rritje për shkak të koronavirusit.
Më tej në njoftimin bëhet e ditur se vendimi është marrë në mënyrë të përbashkët me Konfederatën Aziatike të Futbollit, ndërsa datat se kur do të luhen ndeshjet do të njoftohen më tej.