Ekip
22 tetor 2020•Përditësim: 22 tetor 2020
Klubi gjerman i futbollit Werder Bremen ka bërë të ditur se një nga lojtarët e tyre ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19) dhe seanca stërvitore e ekipit është anuluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi nuk e zbuloi emrin e lojtarit ndërsa theksoi se është izoluar në shtëpi dhe nuk po shfaq simptoma.
Bremen tha se një lojtar tjetër dhe një anëtar i stafit po ashtu u urdhëruan të izolohen për 14 ditë nga autoritetet lokale të shëndetit si një masë parandaluese. Pjesa tjetër e ekipit do të izolohet deri të premten kur të bëhen më shumë teste për COVID-19.
Bremen ndodhet në vendin e shtatë në Bundesligë para ndeshjes së saj në shtëpi kundër Hoffenheim-it.