Mahmoud Mohamed Barakat
27 Prill 2020•Përditësim: 27 Prill 2020
Autoritetet shëndetësore në Arabinë Saudite dhe Sudan raportuan raste dhe vdekje të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se në Arabinë Saudite pesë persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar në 114 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend nga ky virus.
Në këtë vend po ashtu u raportuan 1.289 raste të tjera të konfirmuara me koronavirus, duke u rritur numri i përgjithshëm në 18.811, përfshirë 2.531 pacientë të cilët janë shëruar dhe janë lëshuar në shtëpi.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Sudan raportuan një vdekje tjetër nga ky virus, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve rritet në 22.
Po ashtu 38 raste të reja u regjistruan në këtë vend, duke e çuar në 275 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara, përfshirë 21 të shëruar.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur pothuajse në 3 milionë, me rreth 207 mijë të vrarë dhe 875 mijë të shëruar.