Seda Sevencan
30 Prill 2020•Përditësim: 01 Maj 2020
Turqia evakuoi sot 168 shtetas nga Arabia Saudite pasi fluturimet u pezulluan në vazhdën e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Aeroplani me shtetasit turq ateroi në aeroportin e qytetit Adana në jug të Turqisë.
Pas kontrolleve rutinore të shëndetit, ata u dërguan në një konvikt në provincën Mersin, ku do të mbahen në karantinë.
Qeveria turke ka rikthyer në vendlindje rreth 60 mijë shtetas të saj nga vende të ndryshme që nga fillimi i pandemisë.
Turqia aktualisht ka 117.589 raste të koronavirusit, ndërsa numri i vdekjeve në vend është 3.081. Gjithsej 44.040 pacientë janë lëshuar nga spitalet pasi janë shëruar nga virusi.