Adam Abu-bashal
30 Tetor 2025•Përditësim: 30 Tetor 2025
ADAM ABU BASHAL
Në Nigeri të Afrikës Perëndimore, "Duman Girke", daullja tradicionale, dikur përdorej si mjet komunikimi dhe vazhdon të jetë instrument i domosdoshëm në ngjarje të shumta si dasmat dhe ceremonitë mbretërore.
E bërë nga lëkura e dhisë e shtrirë mbi një trup të gdhendur prej druri, Duman Girke nuk është vetëm një instrument muzikor, por edhe simbol i unitetit, njoftimit dhe festimit në komunitetin Hausa.
Kjo daulle, me një histori që daton mbi 100 vjet, dikur luhej për të thirrur komunitetin lokal të mblidhej, për të bërë njoftime para zgjedhjes së një udhëheqësi të ri dhe për të festuar fitoret.
Ndërsa daullja ka evoluar me kalimin e kohës dhe tani është bërë instrument skenik që luhet ulur, ajo vazhdon të mbajë gjallë tingullin e kulturës Hausa.
Artisti i Duman Girkes, Muhammad Kabir Abdullahi tha për Anadolu tha se tradita e daulles ka vazhduar në familjen e tij për tre breza.
Ai tha se e mësoi këtë traditë nga vëllai i tij më i madh. "Vëllai im Salisu Maashi, luante për shumë vite dhe unë u rrita duke e parë atë dhe përfundimisht, e përvetësova të njëjtin pasion", u shpreh Abdullahi.
Sipas tij, daullja prodhohet tërësisht me dorë. "Trupi i daulles është i gdhendur nga druri, pastaj shtrihet lëkura e dhisë. Ky është një zanat që kërkon durim dhe njohuri", tha ai.