Hüseyin Burak Demirer
23 Gusht 2023•Përditësim: 24 Gusht 2023
Tenistja legjendare amerikane Serena Williams ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, transmeton Anadolu.
Williams, fituese e 23 trofeve Grand Slam, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram fotografi duke mbajtur foshnjën, së bashku me fëmijën e parë Olimpia dhe bashkëshortin Alexis Ohanian.
41-vjeçarja bëri të ditur gjithashtu se emri i vogëlushes së porsalindur është Adira River.
Në një intervistë me revistën Vogue në gusht 2022, Williams sinjalizoi se do të linte tenisin, duke thënë se ishte gati për fazën tjetër të jetës së saj, por nuk dha ndonjë deklaratë përfundimtare pasi u eliminua nga US Open në shtator.
E njohur si një nga tenistet më të mira në histori, Serena Williams në karrierën e saj ka fituar 73 kampionate teke, 23 prej tyre në turne Grand Slam, dhe katër medalje të arta olimpike.