Gorana Jakovljevic
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
BANJA LLUKË (AA) - Republika Sërpska ka treguar kapacitetin dhe vullnetin e saj politik. RS me votën e saj nuk ka dashur të rrezikojë askënd, tha Milorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska, para gazetarëve mbrëmë në Banja Llukë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se ky është referendumi i parë në RS pas Marrëveshjes së Dejtonit. Ai theksoi se është mirënjohës për të gjithë faktorët politikë që kanë mbështetur referendumin.
"Falënderoj çdo individ në RS që doli në referendum. Një numër i konsiderueshëm i popullsisë boshnjake në RS natyrisht që nuk doli të votojë. Jam krenar që nuk pati asnjë incident, askush nuk i fajëson ata. Ky është qëndrimi i tyre politik siç ishte qëndrimi ynë që të dalim në referendum", tha Dodik.