Stipe Mayiç
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
ZAGREB (AA) - Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane Miro Kovaç tha sot se Kroacia nuk do të heqë dorë nga tre kërkesat e saj ndaj Serbisë në negociatat për kapitullin 23, duke shtuar se vendi i tij nga Komisioni Evropian (KE) është duke pritur përgjigje se si do të zbatohen këto kërkesa në procesin e negociatave, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai tha se Kroacia për kuotën e refugjatëve pret marrëveshje në nivel të Bashkimit Evropian (BE).
Të martën e kaluar nga grupet e punës të Këshillit Evropian është hequr debati për hapjen Kapitullin 23 në negociata me Serbinë për shkak të kundërshtimeve të Kroacisë, kurse sot është caktuar një takim i ri.
Negociatat formale me Serbinë për anëtarësim drejtohen nga KE-ja, tha ministri Kovaç, duke shtuar se Kroacia si anëtare e KE-së pret një përgjigje se në çfarë mënyrë do të përfshihen tri kriteret kroate apo kërkesat që Serbia duhet ti përmbushë në kapitullin 23.