Muhammed Nuri Erdoğan
21 Maj 2021•Përditësim: 21 Maj 2021
Kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka deklaruar se persekutimet e Izraelit nuk do të harrohen për vitet që vijnë, transmetoi Anadolu Agency (AA).
Altun shpërndau në twitter një video, Historia e Palestinës, nga Emon Askar dhe tha se ashtu siç kujtohet akoma toleranca dhe drejtësia osmane, ashtu do të mbahet mend edhe persekutimi i Izraelit.
"E vërteta është statike, ndryshon vetëm mënyra se si shprehet", shkroi ai.
Sipas burimeve palestineze, të paktën 233 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, ndërsa më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.
Tensionet e fundit që shpërthyen në Kudsin Lindor gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa dhe lagjen e Sheikh Jarrah.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ndërkaq në vitin 1980 Izraeli aneksoi të gjithë qytetin, lëvizje kjo që nuk u njohë kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.