Berk Kutay Gökmen
10 shtator 2026•Përditësim: 10 shtator 2026
Ministria e Jashtme e Turqisë shprehu ngushëllimet e saj të mërkurën për ata që humbën jetën nga shpërthimi në një magazinë në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib, ku po grumbulloheshin mbetjet e luftës, transmeton Anadolu.
Ministria tha në një deklaratë se është thellësisht e pikëlluar për humbjen e jetëve të shkaktuara nga shpërthimi në distriktin Sarmada. "Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve nga një shpërthim që ndodhi të mërkurën në një depo municioni në Sarmada të Idlibit", tha ajo.
"Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë aksident tragjik dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet e tyre dhe për popullin e Sirisë", thuhet më tej në deklaratë.
Deklarata erdhi pasi katër persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën të mërkurën nga shpërthimi në një objekt të përkohshëm që përdoret për mbledhjen e armëve dhe mbetjeve të luftës, sipas autoriteteve siriane.