Kabir Adeniyi
01 shtator 2026•Përditësim: 01 shtator 2026
Të paktën 15 persona vdiqën në Nigeri pasi u infektuan me difteri, një infeksion bakterial që prek kryesisht sistemin e frymëmarrjes.
Vdekjet u regjistruan brenda tre ditësh nga shpërthimi, tha për Anadolu, Baks Bulus, një zyrtar shëndetësor.
Ai tha se të paktën 117 raste të tjera janë konfirmuar në zonën e qeverisjes lokale Jos North, në shtetin Plateau, në veri-qendër të vendit.
Ai e cilësoi situatën alarmante dhe paralajmëroi se mund të regjistrohen raste të tjera, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdojnë monitorimin në komunitetet e prekura.
Difteria mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.
"Personat që kanë kontakt të ngushtë dhe përdorin enë, peshqirë apo sende të tjera që përdoren në shtëpi nga një person i infektuar, kanë gjasa të infektohen", tha ai.
Megjithatë, difteria është sëmundje që mund të parandalohet me vaksinë.
Javën e kaluar, më shumë se 30 fëmijë vdiqën në shtetin Kano, në veriperëndim të Nigerisë, në mes të një shpërthimi të dyshuar të difterisë.
Nigeria ka regjistruar shpërthime të përsëritura të difterisë vitet e fundit, duke nxitur autoritetet shëndetësore të zhvillojnë fushata vaksinimi në komunitetet dhe shtetet e prekura.