Riyaz Khaliq Khaliq
29 Korrik 2021•Përditësim: 29 Korrik 2021
Kina sot lançoi me sukses një satelit të ri në hapësirë, njoftuan mediat e drejtuara nga shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raketën Long March, autoritetet kineze të hapësirës lançuan satelitin Tianhui I-04 nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në Kinën veriperëndimore, raportoi Xinhua News.
Sateliti u lançua rreth orës 12:01 sipas kohës lokale.
Raketa Long March-2D e ndërtuar në vend u përdor për të lançuar satelitin i cili ka hyrë me sukses në orbitën e planifikuar.
Seria e raketave Long March ka kryer 381 fluturime, deri më tani.