Emre Aşıkçı
01 gusht 2020•Përditësim: 02 gusht 2020
Arsenali triumfoi për të 14-tën herë në finalen e FA Cup, duke mposhtur sot Chelsea-n me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Wembley, transmeton Anadolu Agency (AA).
Chelsea hapi ndeshjen me golin e sulmuesit Christian Pulisic në minutën e 5-të.
Topçinjtë barazuan lojën në minutën e 28-të kur sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang vendosi topin në rrjetën e Blues nga goditja e dënimit.
Goli i dytë i Aubameyang i shënuar në minutën e 67-të solli fitoren për Arsenalin.
Mesfushori kroat në radhët e Chelsea, Mateo Kovacic, u dërgua me karton të kuq në minutën e 73-të.