Selçuk Buğra Gökalp
21 tetor 2022•Përditësim: 22 tetor 2022
Aston Villa shkarkoi trajnerin Steven Gerrard pas disfatës së djeshme 3:0 nga Fulham, transmeton Anadolu Agency (AA).
Klubi në një deklaratë pas ndeshjes të enjten vonë konfirmojë shkarkimin e trajnerit Steven Gerrard pas 11 muajsh.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Steven për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe t'i urojmë atij gjitha të mirat në të ardhmen”, tha zëdhënësi i klubit.
Ish-kapiteni i Liverpool-it zëvendësoi Dean Smith në Villa Park në nëntor 2021. Angazhimi i tij i parë si menaxher ishte te Rangers, me të cilin fitoi titullin e Premierligës Skoceze në vitin 2021.
Menaxheri 42-vjeç në 40 ndeshje me Aston Villan regjistroi 13 fitore, 8 barazime dhe 19 humbje.