Emre Aşıkçı
06 Shtator 2023•Përditësim: 07 Shtator 2023
Ben Shelton dhe Karolina Muchova u kualifikuan në gjysmëfinalen e US Open pasi mposhtën sot kundërshtarët e tyre, raporton Anadolu.
Shelton, tenisti i 47-të i botës, mposhti Frances Tiafoe me rezultatin 6:2, 3:6, 7:6 dhe 6:2 në sete për të arritur në gjysmëfinalen e tij të parë të madhe në stadiumin Arthur Ashe të New Yorkut.
Ai do të përballet me Novak Gjokoviçin.
Në teke për femra, Karolina Muchova, tenistja e 10-të në renditjen botërore, eliminoi Sorana Cirstea-n në sete për t'u përballur me Coco Gauff në gjysmëfinale.