Khalid Mejdoup,Halime Afra Aksoy
13 dhjetor 2022•Përditësim: 14 dhjetor 2022
Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) njoftoi se kombëtarja e Marokut e cila bëri surprizë duke arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2022 fitoi mbështetjen e popujve të Afrikës dhe të Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një lajm të publikuar në faqen e saj zyrtare, FIFA ka bërë vlerësime për kombëtaret, përfshirë edhe Marokun, i cili fitoi simpatinë e vendeve të tjera në Botëror.
Duke theksuar se rritja e Marokut në Kupën e Botës emocionoi njerëzit e kontinentit afrikan dhe Lindjes së Mesme, thuhet se këto suksese rezultuan në mbështetjen e plotë të Marokut në gjeografitë e lartpërmendura.
Më tej u tha se besimi për fatin e kombëtares së Marokut, e cila bëri surpriza që askush nuk i priste, u shtua në Botërorin e organizuar nga Katari.
Kombëtarja e Marokut kaloi në gjysmëfinale duke eliminuar Portugalinë më 10 dhjetor në Kupën e Botës të organizuar nga Katari.
Kampioni në fuqi i botës Franca dhe Maroku që shkroi histori në këtë Botëror do të përballen nesër në gjysmëfinale. Ky do të jetë takimi i parë mes Francës dhe Marokut në Kupën e Botës.