Can Erözden
01 shtator 2019•Përditësim: 01 shtator 2019
Klubi i futbollit Galatasaray nga Stambolli është afër nënshkrimit me yllin e Monacos, Radamel Falcao, bëjnë të ditur nga klubi turk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga klubi njoftuan përmes rrjeteve sociale se kanë filluar bisedimet me sulmuesin 33-vjeçar dhe me Monacon për të nënshkruar me futbollistin.
Galatasaray ka njoftuar se Falcao pritet që sot të arrijë në Stamboll, ku pritet që të finalizojë marrëveshjen.
Përpos klubit francez Monaco, Falcao ka luajtur edhe për klubet River Plate, Porto, Atletico Madrid, Manchester United and Chelsea.
Falcao fitoi tituj në Ligën e Evropës UEFA me klubet Porto (2011) dhe Atletico Madrid (2012).
Në vitin 2017, Falcao i ndihmoi Monacos që të fitojë titullin në ligën franceze, duke ndërprerë dominimin katërvjeçar të PSG-së.
Sezonin e kaluar, Falcao shënoi 16 gola në 39 paraqitje për Monacon.