Agim Sulaj
03 shtator 2020•Përditësim: 04 shtator 2020
Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll ka barazuar 1 me 1 me Moldavinë në ndeshjen në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, për shkak se Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Ion Nicolaescu, i cili shënoi në minutën e 20-të. Ndërkaq, Kosova barazoi rezultatin 1 me 1, rezultat me të cilin përfundoi edhe ndeshja, nëpërmjet Benjamin Kolollit në minutën e 71-të të ndeshjes, pas asistimit nga Valon Berisha.
Kosova, përpos Moldavisë, ndodhet në Grupin 3 në Ligën C edhe me Greqinë dhe Slloveninë. Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Greqisë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 8:45.