Fatih Erel
06 maj 2024•Përditësim: 07 maj 2024
Nesër dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet kthyese në gjysmëfinalen e UEFA Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu.
Në organizimin më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, nesër do të luhet ndeshja midis klubit gjerman Borussia Dortmund dhe atij francez Paris Saint-Germain.
Ndeshjen e parë në Gjermani e fitoi Borussia Dortmund me rezultat prej 1-0.
Nga ana tjetër, të mërkurën më 8 maj do të përballen klubi spanjoll Real Madrid dhe ai gjerman Bayern Munchen. Ndeshja e parë në Gjermani përfundoi me barazim, 2-2.