Efe Özkan
30 qershor 2026•Përditësim: 30 qershor 2026
LeBron James do të largohet nga Los Angeles Lakers për të vazhduar karrierën e tij te një ekip tjetër, bëri të ditur të martën agjenti i tij, Rich Paul, transmeton Anadolu.
Pasi përfundoi sezonin e tij të 23-të në NBA dhe të tetin me Lakers, ESPN raportoi se Rich Paul ka thënë se James synon ta zhvillojë sezonin e 24-t me një skuadër tjetër, pa specifikuar se cila do të jetë ajo.
Pronarja e Lakers, Jeanie Buss, falënderoi James në një deklaratë të martën, duke thënë: “LeBron James është një nga sportistët më të mëdhenj në histori. Do të jemi gjithmonë mirënjohës për tetë vitet e tij me Lakers – përfshirë titullin që na solli në vitin 2020 në rrethanat më të vështira të imagjinueshme dhe rekordet e shumta që theu me ngjyrat vjollcë dhe ari”.
Buss i uroi sukses në të ardhmen dhe shtoi: “Ai do të mbetet gjithmonë një pjesë e çmuar e familjes Lakers”.
Njoftimi vjen pak para nisjes së periudhës së agjentëve të lirë në NBA, periudhë kur zakonisht ndodhin shumë lëvizje të lojtarëve të profilit të lartë.