Doga Kirmizioglu
20 qershor 2017•Përditësim: 20 qershor 2017
ANKARA (AA) - Futbollisti legjendar argjentinas, Diego Maradona, ka lavdëruar yllin e Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maradona në intervistën e tij për kanalin televiziv argjentinas TyC Sports, duke theksuar se ylli portugez në vitet e fundit ka arritur një rritje të madhe në formën e tij, tha se "Ronaldo është në një nivel të ndryshëm. Është plotësisht një 'bishë'. Do të dëshiroja që të ishte argjentinas".
Ish-futbollisti 56 vjeçar i cili bëri krahasimin mes yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi dhe Ronaldo, tha se "Por unë sërish e preferoj Messi-n. Ai mund t'i kalojë kundërshtarët me lehtësi".
Ai më tej kujtoi se Messi ende nuk ka fituar Kupën Botërore. "Messi ka medalje të olimpiadës. Por Kupën Botërore nuk mund ta fitojë pa ndihmën e ekipit. Edhe nëse nuk arrin sukses në këtë ne përsëri do të vazhdojmë ta kujtojmë atë", u shpreh Maradona.