Efe Özkan
03 gusht 2026•Përditësim: 03 gusht 2026
Federata e Futbollit të SHBA-së njoftoi se Mauricio Pochettino ka rënë dakord për një kontratë të re që zgjat qëndrimin e tij si trajner i kombëtares deri në Kupën e Botës 2030, transmeton Anadolu.
Federata e përshkroi zhvillimin si "një kapitull të ri në projektin që do t'i lejojë Pochettinos dhe stafit të tij teknik të vazhdojnë rritjen e ekipit kombëtar të meshkujve të SHBA-së, duke pasur një ndikim më të madh në ekosistemin e futbollit amerikan", në një deklaratë në faqen e saj.
"Mauricio dhe stafi i tij besojnë në të ardhmen e futbollit në Shtetet e Bashkuara dhe projekti ynë i ri na lejon të ndërtojmë mbi përparimin e kombëtares së meshkujve të SHBA-së dhe hovin e futbollit amerikan", tha drejtori ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të SHBA-së, JT Batson.
Duke theksuar potencialin e ekipit amerikan të futbollit, Pochettino tha: "Pasioni që përjetuam nga tifozët gjatë gjithë Kupës së Botës vetëm sa forcoi besimin tonë në atë që është e mundur këtu. Jemi të emocionuar për mundësinë që të sjellim gjithë përvojën dhe njohuritë tona në edhe më shumë fusha të futbollit amerikan, duke ndihmuar në forcimin e rrugëve për lojtarët, trajnerët dhe ekipet në të gjithë Federatën".
Pasi mori drejtimin në vitin 2024, trajneri argjentinas vendosi rekordet historike të kombëtares për numrin më të madh të fitoreve dhe golave të shënuar në Kupën e Botës 2026.