Can Erözden
03 Shtator 2021•Përditësim: 07 Shtator 2021
Superylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo do të vesh fanellën me numrin 7 në kthimin e tij të dytë në Manchester United, njoftoi klubi i Premier Ligës angleze, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Manchester United mund të konfirmojë se Cristiano Ronaldo do të vesh fanellën ikonike nr.7 pasi të kthehet në Old Trafford. Superylli portugez mbante veshur numrin e fanellës legjendare gjatë periudhës së tij të parë në United dhe tani mund të konfirmojmë se Ronaldo do ta ketë atë në kthimin e tij të sërishëm", tha klubi në faqen e tij të internetit.
Ronaldo ka trashëguar fanellën me numrin 7 nga Edinson Cavani, pasi sulmuesi uruguajian e veshi atë sezonin e kaluar.
Cavani nuk e mbajti atë si gjest dashamirësie dhe tani kaloi në numrin 21, të cilin e kishte veshur në ekipin kombëtar të Uruguajit.
Ronaldo falënderoi Cavanin për mirësjelljen e tij.
"Nuk isha i sigurt nëse do të ishte e mundur të kisha përsëri fanellën me numrin shtatë, kështu që do të doja t'i thoja një falënderim të madh Edit për këtë gjest të jashtëzakonshëm", tha Ronaldo.
Ronaldo, 36-vjeç, ka luajtur 292 ndeshje dhe ka shënuar 118 gola për Manchester Unitedin në periudhën 2003-2009.