Can Erözden
14 Tetor 2020•Përditësim: 14 Tetor 2020
Ekipi i përfaqësueses ukrainase të futbollit mposhti Spanjën me rezultatin 1:0 të martën në një përballje të UEFA Ligës së Kombeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori Viktor Tsygankov shënoi golin e fitores në minutën e 76-të në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës A në Kompleksin Sportiv Kombëtar "Olimpiyskiy" në Kiev.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Gjermania barazoi kundër Zvicrës 3:3 në Këln.
Timo Werner, Kai Havertz dhe Serge Gnabry shënuan për Gjermaninë në stadiumin RheinEnergie.
Ndërkohë, lojtari zviceran Mario Gavranovic tundi rrjetën e Gjermanisë dy herë dhe një gol e shënoi Remo Freuler.
Rezultatet:
Liga A - Grupi 4:
Ukrainë - Spanjë 1:0
Gjermani - Zvicër 3:3
Liga C - Grupi 1:
Azerbajxhan - Qiproja Greke 0:0
Mali i Zi - Luksemburg 1:2
Liga D - Grupi 1:
Letoni - Maltë 0:1
Ishujt Faroe - Andorra 2:0
Liga D - Grupi 2
Lihtenshtajn - San Marino 0:0