Dejan Maksimoviç
10 Prill 2018•Përditësim: 10 Prill 2018
ROMË (AA) – Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, në prag të ndeshjes së sontme çerekfinale të Ligës së Kampnionëve kundër Romës, deklaroi se ekipi i tij do të duhet ta harrojë ndeshjen e parë në të cilën triumfuan me rezultatin 4:1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai theksoi se nuk guxojnë të mendojnë se gjithçka ka marrë fund, meqë vendimi do të merret në Romë.
"Do të jetë një sfidë e ngjashme me të parën, por me një intensitet më të lartë. Kur keni një disavantazh, dëshironi të shënoni menjëherë, prandaj mendoj se Roma do të përpiqet ta bëjë këtë. Do të duhet të luajmë një ndeshje të mirë në mënyrë që të vazhdojmë tutje. Nuk duhet të mendojmë se tashmë kemi fituar dhe se gjithçka ka marrë fund. Kemi një rezultat të mirë nga Camp Nou, megjithatë duhet të luajmë sikur të jetë 0:0", tha Valverde.
Trajneri i Barcelonës është i vetëdijshëm se gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje, përfshirë një mrekulli të mundshme të Romës.
"Natyrisht se ka gjasa të humbim, në futboll ndodhin gjëra të paimagjinuara. Duhet të angazhohemi maksimalisht që një e gjë e tillë të mos ndodhë”, tha Valvedere.
Ndëshja e kthimit mes Romës dhe Barcelonës luhet sonte në Olimpico me fillim në ora 20:45.