Can Erözden
23 Maj 2022•Përditësim: 24 Maj 2022
Golden State Warriors po i afrohen edhe më shumë rezervimit të vendit të tyre në finalet e NBA-së 2022 pasi u duhet vetëm një fitore për të eliminuar Dallas Mavericks në finalet e Konferencës Perëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Warriors mposhtën Mavericks me rezultat 109-100 në ndeshjen e 3-të në Dallas' American Airlines Center për të kaluar në epërsi 3-0 në seri.
Stephen Curry dhe Andrew Wiggins u bashkuan për 58 pikë për Warriors.
Curry shënoi 31 pikë dhe bëri 11 asistime. Wiggins shënoi 27 pikë dhe 11 kërcime.
Mbrojtësi i All-Star i Mavericks, Luka Donçiç, ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 40 pikë.
Ylli slloven shënoi edhe 11 kërcime.