Sarp Özer
06 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar njoftoi se që nga 24 korriku 2015 e deri më tani forcat turke kanë neutralizuar gjithsej 18.140 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ka përfunduar stërvitja "Denizkurdu 2021" (Ujku Detit 2021") pas ditës së përzgjedhur vëzhguese që Akar e ndoqi bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneralin Yaşar Güler, komandantin e Forcave Tokësore, Gjeneral Ümit Dündar, Komandantin e Forcave Detare, Admiral Adnan Özbal dhe Komandantin e Forcave Ajrore, Gjeneralin Hasan Küçükakyüz.
Pas stërvitjes Akar vizitoi Komandën e Grupit të Misionit Jugor dhe mori pjesë në mbledhjen vlerësuese.
Në vijim pas mbledhjes Akar zhvilloi një vizitë në Komandën e Task Forcës Detare të Gatishmërisë së Lartë Turke (TURMARFOR) dhe më pas bashkë me komandën e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) u takua në një darkë me personelin.
Në fjalën e tij Akar tha se TSK po kalon në një periudhë intensive, në një kohë kur janë rritur rreziqet dhe kërcënimet për vendin dhe rajonin.
"Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kryesisht për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë tonë po vazhdojnë punimet me qasjen ‘nëse vdes bëhem martir, nëse jo bëhem veteran‘ për të përmbushur në mënyrën më të mirë të gjitha detyrat që i janë dhënë në tokë, det dhe ajër dhe për të kryer me një heroizëm dhe sakrificë të madhe atë çka duhet të bëhet për të mbrojtur dhe ruajtur sigurinë e kufijve tanë, sigurinë e popullit dhe personelit tonë si dhe të drejtat dhe interesat e popullit tonë fisnik".
Akar foli për operacionet në luftën kundër terroristëve që vazhdojnë brenda vendit dhe përtej kufijve.
"Krahas PKK/YPG, DEASH, FETO dhe të gjitha organizatave terroriste jemi të detyruar të luftojmë kundër çdo kërcënimi dhe rreziku. Po vazhdojmë luftën tonë me qasjen ‘nëse vdes bëhem martir, nëse jo bëhem veteran‘. Kjo po vazhdon me një sukses të madh. Shpresojmë që në fund të kësaj lufte do të neutralizohet edhe terroristi i fundit. Që nga 24 korriku 2015 e deri më tani është hyrë në çdo vend që terroristët deklaronin se ‘nuk mund të hyhet‘. Nga data në fjalë e deri më tani janë neutralizuar gjithsej 18.140 terroristë. Ndërsa që nga fillimi i këtij viti janë neutralizuar 1.212 terroristë", tha Akar duke shtuar se:
"Edhe operacionet 'Kthetra-Vetëtima' dhe 'Kthetra-Rrufeja' që kanë filluar më 23 prill vazhdojnë me sukses ashtu sikurse janë planifikuar. Ushtarët tanë vazhdojnë t‘ua shembin strehimoret mbi kokë terroristëve. Që nga 23 prilli e deri më sot në Siri dhe në veri të Irakut janë neutralizuar gjithsej 352 terroristë".
"Turqia respekton integritetin territorial të të gjithë fqinjëve të saj. Objektivi ynë i vetëm janë terroristët", theksoi Akar.