Tuğrul Çam
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me referendumin e paligjshëm të Administratës Rajonale Kurde të Irakut tha se "Ende nuk ka përfunduar çdo gjë, administrata e Barzanit mund të ndërmarrë hapa", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu i ftuar në panelin editorial të AA-së ka bërë disa vlerësime për çështjet në rendin e ditës ku në lidhje me referendumin e paligjshëm të Administratës Kurde tha se "Ende nuk ka përfunduar çdo gjë, administrata e Barzanit mund të ndërmarrë hapa".
Duke vënë në dukje se kontrolli i pikave kufitare në anën e Irakut duhet të jenë nën kontrollin e Bagdadit, Çavuşoğlu tha se "Teknikisht është e mundur hapja e pikës Ovacık (në kufirin Turqi-Irak) por kush do ta formojë korridorin në anën tjetër të kufirit, kush do të vendosë sigurinë. Sigurisht që këtë duhet ta bëjë qeveria në Irak".
Ndërsa në lidhje me situatën në Siri, Çavuşoğlu thotë: "YPG duhet të pastrohet patjetër nga rajoni Afrin. Ne nuk lejojmë formimin e një kantoni terrorist në Siri. Prania e një korridori terrorist menjëherë pas kufirit tonë është një rrezik për ne".