Sena Güler
05 Janar 2020•Përditësim: 06 Janar 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Dominic Raab, pas vrasjes së Qasem Soleimani, në një sulm ajror amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve diplomatike, Çavuşoğlu dhe Raab kanë diskutuar në lidhje me vrasjen e Qasem Soleimanit, i cili ishte komandant i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit.
Në një sulm ajror të kryer nga SHBA-të jashtë aeroportit të Bagdadit u vranë Soleimani dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.
Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamor që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili i dha Soleimanit çmimin më të lartë shtetëror vitin e kaluar, u zotua për "një hakmarrje të hidhur" si reagim ndaj vrasjes.
Pentagoni akuzoi Soleimanin për planifikimin e një sulmi ndaj kompleksit të Ambasadës së SHBA-ve në Bagdad dhe se planifikonte të kryente sulme shtesë mbi diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak dhe rajon.