Ali Bayaslan
08 Janar 2020•Përditësim: 09 Janar 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin bëjnë thirrje që nga mesnata e 12 janarit të vendoset armëpushim në Libi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu së bashku me kryediplomatin rus Sergey Lavrov u prononcuan para mediave në Stamboll pas takimeve Erdoğan-Putin dhe inaugurimit të tubacionit të gazit natyror "Rrjedha Turke".
Ministri i Jashtëm turk tha se gjatë takimit midis presidentëve të dy vendeve, krahas marrëdhënieve dypalëshe, janë diskutuar edhe çështjet rajonale.
Ai njoftoi se Erdoğan dhe Putin kanë diskutuar armëpushimin në Idlib, bashkëpunimin në Siri, hapat drejt uljes së tensioneve SHBA-Iran, zhvillimet në Irak dhe kriza në Libi.
Çavuşoğlu deklaroi se Turqia po bën përpjekje me partnerët rusë për arritjen e armëpushimit në Libi, ku gjenerali rebel Khalifa Haftar me bazë në lindje të vendit ka nisur një fushatë ushtarake për pushtimin e Tripolit nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e cila gëzon njohjen e OKB-së.
"Sot, presidenti Erdoğan dhe Presidenti Rus Putin, bëjnë thirrje që më 12 janar, në mesnatë, në orën 00:00, të vendoset armëpushim në Libi, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët rusë dhe të gjitha palët në Libi për arritjen e armëpushimit dhe vendosjen e paqes permanente. Këto përpjekje, në thelb, janë duke kontribuar në përfundimin e suksesshëm të procesit të Berlinit dhe për paqen në Libi", tha shefi i diplomacisë turke.
- Lavrov: Turqia-Rusia dakord që tensionet në Gjirin Persik të zgjidhen në mënyra paqësore
Lavrov tha se Erdoğan ve Putin kanë pasur një takim shumë të frytshëm the konstruktiv, duke shtuar se liderët e të dy vendeve janë të gatshëm të hedhin çdo hap për vazhdimin dhe zhvillimin e bashkëpunimi bilateral shumëdimensonal.
Ai tha se SHBA në Gjirin Persik "ka shkaktuar vdekjen e shtetasve iraianë në mënyrë joproporcionale dhe të padrejtë, në mesin e të cilëve edhe komandanti iranian Qasem Soleimani".
"Presidentët e Turqisë dhe Rusisë ranë dakord që tensionet në rritje në Gjirin Persik të zgjidhen në mënyra paqësore", tha ai.
Kryediplomati rus, në lidhje me çështjen e Sirisë, tha se do të vazhdojnë së bashku në gjetjen e zgjidhjes, sigurimin e plotë të armëpushimit dhe zbatimin e çështjeve nga procesi i Astanas.
Lidhur me krizën në Libi, ai deklaroi se zgjidhja duhet të jetë në drejtim të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Presidentët dy vendeve kanë bërë thirrje që në natën që lidh ditën e shtunë me të dielën, në ora 00:00, të zbatohet armëpushim i saktë dhe i pakushtëzuar në Libi, duke apeluar deri te të gjitha palët ndërluftuese", theksoi Lavrov.
"Presidentët e Turqisë dhe Rusisë theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjitha palëve dhe vendeve fqinje në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Libisë", shtoi ai.