Hamdi Dindirek
19 qershor 2026•Përditësim: 19 qershor 2026
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti kryeministrin e Singaporit Lawrence Wong me një ceremoni zyrtare në Stamboll të premten, para se dy liderët të zhvillonin bisedime, raporton Anadolu.
Ceremonia u mbajt në Zyrën Presidenciale të Dolmabahçes, ku Wong mbërriti në kuadër të vizitës së tij në Turqi.
Pas ceremonisë, Erdogan dhe Wong zhvilluan takime dypalëshe dhe takime në nivel delegacionesh.
Në bisedime morën pjesë ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran, këshilltari kryesor i Presidentit për Siguri dhe Politikë të Jashtme Akif Çagatay Kiliç, si dhe Bilal Erdogan, kryetar i bordit të fondacionit Ilim Yayma.