Aynur Ekiz
04 Janar 2019•Përditësim: 04 Janar 2019
ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, takoi në Ankara kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan dhe Khan fillimisht falën namazin e xhumasë në Xhaminë Beştepe Millet, ndërsa më pas kaluan në Kompleksin Presidencial për të zhvilluar takim kokë më kokë.
Takimi u zhvillua i mbyllur për media dhe zgjati dy orë.
Pas takimit kokë më kokë, dy liderët kaluan edhe në një takim mes delegacioneve.
Ndryshe, Khan gjendet për vizitë dyditore në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Ai dje vizitoi muzeun e dijetarit dhe poetit Xhelaledin Muhamed Rumi, i njohur si Mevlana, në qytetin e Konyas në pjesën qendrore të Turqisë.
Më pas, Khan mori pjesë në një dark të organizuar nga Unioni Turk i Odave dhe Bursave (TOBB) dhe Ambasada e Pakistanit në Ankara.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri pakistanez vizitoi mauzoleun e themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në Ankara.