Yasemin Kalyoncuoğlu
13 Shkurt 2018•Përditësim: 14 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), kanë zhvilluar një operacion ajror kundër pjestarëve të organizatës terroriste separatiste në Sinath-Haftanin, në veri të Irakut, të cilët ishin në pregatitje të sulmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga TSK, si rezultat i operacionit ajror të zhvilluar kundër pjestarëve të organizatës terroriste separatiste në Sinath-Haftanin, në veri të Irakut, të cilët ishin në pregatitje të sulmit janë shkatërruar 16 objektiva të përdorura si strehimore dhe pozicione të terroristëve.
Theksohet se avionët pjesëmarrës në operacion janë kthyer në mënyrë të sigurtë në bazat e tyre.