Gözde Bayar
06 Gusht 2020•Përditësim: 07 Gusht 2020
Forcat turke të sigurisë neutralizuan tre terroristë të tjerë të PKK-së si pjesë e operacionit në vazhdim Kthetra-Tigër në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizuar" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, janë vrarë ose kapur.
Operacionet e Turqisë Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja filluan në mes të qershorit për të garantuar sigurinë e popullit dhe kufijve të Turqisë duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së, dhe grupeve tjera terroriste, të cilët shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.