Ahmet Furkan Mercan
24 gusht 2017•Përditësim: 24 gusht 2017
VAN (AA) – Forcat turke të sigurisë kanë vrarë të paktën tre terroristë të PKK-së në provincën lindore Van, bëri të ditur Zyra e prefektit në një njoftim të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit, terroristët u zbuluan dhe u vranë në një operacion anti-terrorizmi të mbështetur nga ajri në një fshat në qarkun Gurpinar të mërkurën.
Gjatë operacionit u konfiskuan armë dhe municione.
Më shumë se 1.200 persona, përfshirë personelin e sigurisë dhe civilët, humbën jetën që kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.