Zuhal Demirci,Tuğçenur Yılmaz
21 Mars 2019•Përditësim: 21 Mars 2019
Kryediplomati grek Georgios Katrougalos deklaroi se Turqia ka të dejtat e saj në Mesdheun Lindor duke shtuar se Greqia është e vetëdijshme për këtë fakt, raporton Anadolu Agency (AA).
Katrougalos po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, i cili sot në mëngjes u prit nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në Antalya.
Pas takimit dypalësh ministrat Çavuşoğlu dhe Katrougalos iu drejtuan gazetarëve, ku thanë se kanë biseduar për disa çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale.
Duke theksuar se Greqia beson se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, Katrougalos tha se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbutur tensionet ekzistuese në rajon.
"E dimë se dhe Republika e Turqisë ka disa të drejta sa i përket burimeve energjetike në Mesdheun Lindor. Ne në këtë drejtim mbështesim edhe të drejtat e Qipros në burimet energjetike në këtë zonë. Ne jemi të vetëdijshëm se edhe Turqia ka të drejtë në bazë të normave detare ndërkombëtare", ka thënë Katrougalos.