Yasemin Kalyoncuoğlu
22 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Ekspozita e parë me një përzgjedhje fotografish të shpërblyera në konkursin ndërkombëtar të fotografisë Istanbul Photo Awards 2020, organizuar nga Anadolu Agency (AA) dhe sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY), u hap për vizitorët në kryeqytetin turk Ankara.
Ekspozita e parë me një përzgjedhje fotografish të shpërblyera në konkursin ndërkombëtar të fotografisë Istanbul Photo Awards 2020, organizuar nga Anadolu Agency (AA) dhe sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY), u hap për vizitorët në kryeqytetin turk Ankara. ( Özge Elif Kızıl - Anadolu Agency )
Ekspozita është hapur në një qendër tregtare brenda stacionit të trenit të shpejtë dhe do të jetë e hapur deri më 22 nëntor.
Fotografia "Protestat e Hong Kongut" nga fotoreporteri Yik Fei Lam për New York Times fitoi çmimin "Fotografia e Vitit" në Istanbul Photo Awards 2020.
Më shumë se 10 mijë fotografë nga afërsisht 100 vende kishin aplikuar në konkurs, në të cilën u vlerësuan fotografi të vetme dhe serike në fushën e lajmeve dhe sportit.
Dymbëdhjetë çmime u ndanë për punime që trajtonin protesta, konflikte, katastrofa mjedisore, aktivitete sportive dhe tregime njerëzish në vende të ndryshme, nga Palestina në Indonezi.
Njoftimet për vitin 2021 të konkursit, në të cilin çdo vit aplikojnë fotografë të njohur profesionistë nga e gjithë bota, do të bëhen në ditët në vijim.