Sinan Uslu
13 janar 2017•Përditësim: 13 janar 2017
ANKARA (AA) - Njoftohet se janë shkatërruar 117 objektiva të organizatës terroriste DEASH, dhe se 41 terroristë janë neutralizuar në ofensivat tokësore dhe ajrore të ndërmarra në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një informimi të bërë nga TSK, theksohet se vazhdon operacioni i nisur në veri të Sirisë më 24 gusht me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare dhe eliminimin e kërcënimeve të organizatave terroriste kryesisht të DEASH-it si dhe për të ofruar mbështetje ndaj forcave të koalicionit.
Në ditën e 143-të të operacionit me mbështetjen intensive nga toka dhe ajri për grupet e forcave speciale të përbërë nga elementët opozitarë kanë vazhduar punimet për marrjen nën kontroll të rajonit Suflanijah.
Gjatë operacionit njoftohet se janë qëlluar 177 objektiva të cilat përdoreshin nga organizata terroriste DEASH.
Ndërsa bëhet e ditur se Forcat e Komandës Ajrore kanë ndërmarrë 10 ofensiva ajrore ndaj objektivave të DEASH-it në rajonet Suflanijah dhe Bzagah ku janë shkatërruar 4 strehimore, 4 ndërtesa baza dhe 2 automjete të armatosura, si dhe gjithashtu theksohet se në ofensivat tokësore dhe ajrore janë neutralizuar 41 terroristë të DEASH-it.