Fahri Aksüt
30 tetor 2019•Përditësim: 30 tetor 2019
Xhandarmëria turke ka neutralizuar dy terroristë të armatosur të YPG/PKK-së gjatë një operacioni të ndihmuar nga ajri në provincën lindore Mus, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizuar" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.
Sipas njoftimit zyrtar operacioni është duke vazhduar.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e afër 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.