Şafak Yel
01 shkurt 2018•Përditësim: 02 shkurt 2018
IZMIR (AA) - Në një operacion anti-drogë në Turqi janë arrestuar 13 persona në mesin e të cilëve edhe një shtetas shqiptar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga 13 persona të arrestuar dy janë me shtetësi të huaj. Ata i janë dorëzuar organeve gjyqësore pasi ishin arrestuar si rezultat i një operacioni ku u konfiskuan rreth 1.5 ton drogë e tipit "skunk" (marijuanë e modifikuar gjenetikisht) në rajonin Urla të qytetit Izmir e cila ishte futur në Turqi nga ishujt e Greqisë.
Në operacionin e ndërmarrë nga ekipet e Departamentit të narkotikëve në Drejtorinë e policisë së qytetit mësohet se janë sekuestruar 1.5 ton lëndë narkotike e tipit "skunk" dhe u arrestuan 13 persona.
Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe shtetasi shqiptar A.SH, një person me origjinë siriane M.A. dhe personat O.D, C.A, A.O.D, E.A, M.A, M.S.A, K.Z, H.D, A.Z, R.C. dhe S.P të cilët pas procedurave në polici i janë dërguar organeve gjyqësore.
Shtetasi shqiptar A.SH (34) me pseudonimin "Dany" i cili në deklaratën e tij në polici ka përdorur të drejtën e heshtjes mësohet se ka kryer lidhjet e organizimit nga jashtë vendit.
Të dyshuarit pasi kanë kaluar kontrollin shëndetësor u janë referuar organeve gjyqësore me akuzat për "trafikim ndërkombëtar të drogës".
Operacioni është ndërmarrë më 29 janar në një shtëpi në lagjen Demircili në rajonin Urla të Izmirit, ku si rezultat u arrestuan 13 persona dhe u konfiskua një sasi rreth 1.5 ton marijuanë e tipit "skunk" e cila ishte sjellë në Turqi nga ishujt e Greqisë me një jahtë luksoze.