YEKTA SARAÇ - Më shumë se 300 milionë njerëz nuk janë më në vendet e tyre të punës ose në klasat e tyre për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) pasi më 11 mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u shpall si pandemi në nivel global. Jeta e përditshme, shumë sektorë si arsimi, biznesi, ekonomia dhe turizmi vazhdojnë të preken rëndë nga pandemia. Edhe nëse ky proces marret nën kontroll, efektet e tij do të vazhdojnë edhe në vitin 2021 për shumë sektorë.
Sot, gjithsej 7,5 milionë studentë studiojnë në 207 universitete në Turqi. Turqia është vendi i dytë më i madh në Evropë përsa i përket arsimit të lartë pas Rusisë. Si Këshill i Arsimit të Lartë (YÖK), ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në kuadër të vendimeve të marra nga shteti ynë, në mënyrë që të menaxhojmë në mënyrë efektive arsimin e lartë turk në këtë proces të vështirë të pandemisë. Ne e menaxhojmë këtë proces duke marrë vendime të shpejta dhe fleksible përmes komisioneve dhe çdo ditë i rishikojmë këto vendime. Ndërkohë, ne jemi duke monitoruar edhe universitetet e botës dhe vendimet që i kanë marrë ato.
Jetojmë në një kohë kur arsimi në distancë ka kaluar në plan të parë për sa i përket arsimit të lartë, dhe gjithashtu kurset masive të hapura në internet (massive open online courses) janë bërë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye, ne punojmë intensivisht me rektoratët e universiteteve, dekanatët dhe grupet akademike. Ky format i arsimit parashikohet të vazhdojë për një kohë të gjatë. Në këtë proces, ne kuptuam se puna nga shtëpia, vetë-izolimi dhe komunikimi nga distanca janë përvoja mjaft të vështira. Jemi brenda një përpjekje që ta menaxhojmë procesin duke qenë të vetëdijshëm se drejtuesit duhet të monitorojnë nga afër këto vështirësi dhe t'i kushtojnë vëmendje vlerave që i mbajnë në plan të parë studentët tanë, siç janë aspektet sociale, emocionale dhe mendore.
Masat e shpallura dhe zbatuara nga YÖK gjatë pandemisë COVID-19 janë si në vijim:
Më 4 shkurt, të gjithë institucioneve të arsimit të lartë iu kërkua të marrin masat e nevojshme dhe të shpallin masat mbrojtëse.
Më 6 mars, konkretisht kur në Turqi ende nuk ishte konfirmuar asnjë rast me COVID-19, institucioneve të arsimit të lartë iu kërkua të merrnin masat e mëposhtme kundër COVID-19 nën tre kapituj: "Udhëtimi dhe Mbledhjet jashtë vendit", "Mbledhjet me pjesëmarrje ndërkombëtare" dhe "Masat që do të merren kundër diskriminimit". Të gjitha aplikimet u dërguan në tre gjuhë, duke marrë parasysh pranin e studentëve të huaj në vendin tonë. Në ditën kur për herë të parë u konfirmua rasti me COVID-19 në vendin tonë (Turqi), YÖK zhvilloi një takim me axhendën "Sëmundja e Koronavirusit COVID-19" me pjesëmarrjen e rektorëve të universiteteve që kanë një numër të madh studentësh, veçanërisht studentë të huaj, ekspertë të fushës së sëmundjeve infektive dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Arsimit të Lartë. Në mbledhje, u zhvillua një vlerësim i gjerë në lidhje me masat që duhet të merren në kuadër të pandemisë, ndërsa u vendos që të krijohet një "Komision për Koronavirusin" në universitetet tona dhe të përcaktohet një zv/rektor i cili do të menaxhojë procesin. Kështu është krijuar një lidhje e përhershme dhe e drejtpërdrejtë midis universiteteve tona dhe YÖK-ut; përmes kësaj platforme të përbashkët komunikimi, të gjitha vendimet e marra nga bordi në lidhje me pandeminë raportohen menjëherë në universitete dhe përgjigjen pyetjet që vijnë nga universitetet.
Më 12 mars u mor një vendim nga shteti ynë për pezullimin e arsimit në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Turqi për një javë, duke filluar prej 16 marsit. Gjatë kësaj periudhe, u përcaktuan mundësitë për arsimin në distancë dhe kapacitetet e universiteteve.
Projekti për transformimin dixhital në arsimin e lartë, i filluar dy vjet më parë nga Këshilli i Arsimit të Lartë, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në këtë proces. Si pjesë e projektit, rreth 6.000 punonjës të arsimit në 16 universitete u trajnuan mbi "Mësimin në Arsim të Lartë gjatë epokës dixhitale". Gjithashtu mbi 50.000 studentëve iu dha ligjeratë mbi "Shkrim-leximin dixhital". Universitetet e këtyre punonjësve të arsimit dhe studentëve ishin universitete të vendosura në rajone relativisht më pak të zhvilluara të Turqisë nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Gjithashtu, numri i qendrave të arsimit në distancë, të hapur në universitetet tona të cilët kanë tejkaluar shifrën 120, ka qenë një element që ka lehtësuar këtë proces. Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të YOK shërben si një njësi për të mbështetur këtë proces, duke ndjekur zhvillimet në universitete botërore dhe ka raportuar.
Udhëzuesi për arsim në distancë u vendos më 17 mars 2020, nga një delegacion i përbërë nga ekspertë përkatës nga universitetet tona. Në këtë udhërrëfyes janë bërë punime në pesë fusha kryesore: legjislacioni, infrastruktura, burimet njerëzore, përmbajtja dhe zbatimi.
Përveç kësaj, për të përmbushur nevojat e përmbajtjeve të universiteteve, të gjitha kurrikulat e arsimit dixhital të vendosura në bazat e Universitetit Anadolu, Universiteti Atatürk dhe Universitetit të Stambollit kanë qenë të hapura për qasje përmes ndërfaqes Ligjeratat e YOK që nga jave e 23 marsit. Ndërsa është vendosur që edhe përmbajtjet e universiteteve të tjera të shtohen në këtë bazë.
U theksua se nuk do të ketë ndërprerje të kapaciteteve dixhitale dhe mësim në distancë në lidhje me ligjëratat teorike, ndërsa ligjëratat praktike do të realizohen në kohën më të përshtatshme të përcaktuar nga universitetet. Metoda të tilla do të zbatohen edhe për studimet pasuniversitare, dhe do të ofrohen gjithashtu në nivelin pasuniversitar. Të njëjtat mundësi do të ofrohen për studentët turq që studiojnë në Republikën Turke të Qipros Veriore. (!!!!)
Nëse merret parasysh se pandemia globale COVID-19 u shfaq pasi filloi semestri i pranverës, dhe disa studentë nuk kishin mundësi të ndiqnin arsim në distancë, atyre u lejohej të ngrinë regjistrimet e tyre për semestrin e pranverës nëse e kanë një kërkesë të tillë, për semestrin e pranverës të vitit akademik 2019-2020. Në arsimin postdiplomimit vendim iu la bordit drejtues të universiteteve.
Masat për përmirësimin e viktimizimit të studentëve në arsim
Si rezultat i studimeve të kryera në koordinim me Ministrinë e Arsimit Kombëtar, dhe pas kërkesave të paraqitura nga studentët tanë kandidatë për mësues, duke pasur parasysh që studentët morën pjesë në mësimin praktik për 5-6 javë, u vendos që të kompensohen mungesat në mësimin praktik me "përgatitje të mësimeve, detyrave dhe ushtrimeve". Studentët nga programet e fakulteteve të stomatologjisë, farmacisë, si dhe infermierisë, do të jenë në gjendje të kryejnë stazhin (përfshirë semestrin veror) në kohën e përshtatshme duke marrë masa mbrojtëse ose me arsim në distancë, por vendimi i kësaj u është lënë vlerësimit të universiteteve.
Gjatë pandemisë, shumë kompani ndaluan orarin e tyre të rregullt të punës dhe filluan të punojnë në mënyrë fleksibile dhe me kohë të pjesshme. Prandaj, në programet në të cilat aplikohen modelet e arsimit 7+1 dhe 3+1, studentët nuk kanë pasur mundësi të vazhdojnë arsimin praktik në ndërmarrjet në fjalë. Duke pasur parasysh që studentët para shfaqjes së rastit të parë me COVID-19 morën trajnime praktike në kompani me një kohëzgjatje prej 5-6 javësh, është vendosur që pjesën tjetër ta përfundojnë në formën e ligjeratave, detyrave të shtëpisë, projekteve, ushtrimeve përmes arsimit në distancë ose si arsim veror brenda institucioneve të arsimit të lartë. Këto vendime që i kemi marrë në lidhje me procesin arsimor janë të kufizuara me semestrin pranveror të vitit akademik 2019-2020.
Nga ana tjetër, vlerësohet se studentët e vitit të fundit të fakulteteve të mjekësisë, të cilët kanë mbaruar pjesën më të madhe të shkollimit, do të jenë në gjendje të punojnë si mjekë në spitalet universitare dhe në njësitë shëndetësore të lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë.
Një temë tjetër është kur dhe në çfarë kushtesh do të mbahen provimet pranuese për regjistrim në fakultete (YKS), për stafin akademik dhe studimet pasuniversitare (ALES) dhe për përzgjedhjen e stafit publik (KPSS) dhe provime të ngjashme të përgjithshme. Para se Nunzio Quacquarelli, Drejtori i Përgjithshëm i Quacquarelli Symonds (QS), institucioni kërkimor i arsimit të lartë, njoftoi se "sektori global i arsimit të lartë duhet të jetë fleksibël dhe se datat e provimeve mund të shtyheshin", ne kishim marrë tashmë një vendim në të njëjtin drejtim.
Në këtë pikë që kemi ardhur, është e qartë se sistemi i arsimit të lartë i Turqisë, në krahasim me shumë vende të Evropës Perëndimore, është më i qartë dhe ka zbatuar veprimtari që synojnë minimizimin e dëmit të studentëve në këtë proces. Së bashku me strukturën qendrore ekzistuese, liria fleksibël e menaxhimit luan një rol të madh në gjithë këtë. Mund të shihet se shumë vende, të cilat janë të përparuara në arsimin e lartë, por nuk kanë një strukturë qendrore, marrin shumë vendime të ndryshme, duke çuar në konfuzion për një kohë të gjatë.
Në axhendë përfshihen një numër ndryshimesh strukturore në arsimin e lartë. Si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, literatura përkatëse botërore këtë muaj shpesh herë është shprehur se studentët do të preferojnë qytetet dhe rajonet ku janë, në vend se të shkojnë në vendet e largëta. Pra, arsimi do të zgjidhet ai që është pranë shtëpisë. Sipas këtij parashikimi, do të hapet një faqe e re në arsimin e lartë.
Me gjithë këto vështirësi, bota shpejt filloi të mësohej me këtë rend të ri që u shfaq në arsim. Infrastruktura e shëndetshme e sistemit tonë të arsimit të lartë, kriteret minimale pa kompromis, proceset e diversitetit, koordinimi qendror, por sistemi fleksibël i menaxhimit dhe aftësia e universiteteve tona për të vepruar në një mënyrë të disiplinuar, luajnë një rol të rëndësishëm në tejkalimin e kësaj sfide. Sondazhet tona tregojnë se procesi arsimor online zbatohet me sukses në shumë universitete. Në këtë proces të vështirë, falënderojmë administratorët e universitetit, akademikët dhe studentët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre.
Si fjalë e fundit, unë do të doja të përcjell një mendim të Peddy Cosgrave, CEO i Web Summit, i cili kujtoi: "Në 1665, Universiteti i Kembrixhit u mbyll për shkak të murtajës; Isaac Newton vendosi të punojë nga shtëpia dhe zbuloi formulat për ligjin universal të gravitetit dhe ligjet e lëvizjes, të njohura si Ligjet e Njutonit". Ne do të vazhdojmë të mësojmë dhe të punojmë.
[Prof. Dr. Yekta Saraç është Presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë që nga viti 2014, i specializuar në Letërsinë e Vjetër Turke.]
news_share_descriptionsubscription_contact


