Hatice Şenses Kurukız
17 prill 2016•Përditësim: 18 prill 2016
STAMBOLL (AA) - Është përkujtuar me një ceremoni pranë vendit ku prehen eshtrat e tij, Presidenti i 8-të i Turqisë, Turgut Özal, në 23 vjetorin e vdekjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për mediat foli edhe bashkëshortja e tij, Semra Özal e cila u shpreh: ''Ashtu sikurse Turqia Turgut Özal-in e përkujton dhe kërkon edhe bota po ashtu e kërkon. Tani e kuptuan rëndësinë e tij''.
Ndërkohë në një mesazh të publikuar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është shprehur: ''I ndjeri Turgut Özal ka luajtur një rol parësorë për zhvillimin dhe ecjen përpara të Turqisë si dhe ka zënë një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit të 8-të të Turqisë, Turgut Özal, e kujtoj me respekt dhe lus Allahun ta përfshijë në mëshirën e tij''.
Një mesazh në lidhje me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të 8-të, Turgut Özal, ka publikuar edhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Në mesazhin e tij Davutoğlu është shprehur: ''I ndjeri Turgut Özal është shembull se si populli jonë i vyer i del në mbrojtje një personaliteti shtetërorë i cili ishte i mishëruar me popullin dhe vlerat e tij. Stili i tij i veçantë i cili kishte në qendër dialogun me të gjithë dhe përqafimin e të gjithë popullit nga fëmijët deri tek të moshuarit nuk ka për tu harruar. E kujtoj me respekt Turgut Özal-in në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Me detyrat që mori përsipër Tugut Özal i ka shtuar vlerat dhe është një nga personalitetet më të vyera të historisë sonë të afërt''.