Halil Demir
01 Korrik 2021•Përditësim: 01 Korrik 2021
Gjashtë nga 36 të dyshuarit e arrestuar gjatë operacionit që kishte në shënjestër grupin terrorist DEASH u mbajtën në paraburgim në metropolin turk të Stambollit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet turke njoftuan se 36 të dyshuarit, përfshirë tetë shtetas të huaj, u arrestuan më 23 qershor pas dyshimeve se po kryenin aktivitete për grupin terrorist dhe po planifikonin veprime.
Tetë të huajt u referuan në qendrën provinciale të migracionit për dëbim, ndërkaq 22 të dyshuarit e tjerë u liruan me kusht.
Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.
Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.
Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.